Të shërojmë dhimbjet e veshit me ndihmën e qepëve (Hyrje)

Merrni qepën, ndajeni të copa të vogla, vendoseni mbi një pecetë pambuku të hollë dhe rrotullojeni në këtë mënyrë, që madhësia e saj të mund të mbuloj veshin plotësisht. Në një tenxhere me kapak zieni pak ujë. Kapakun ktheheni nga ana e kundërt e tij në mënyrë që tek pjesa e nxehtë e brendshme e tij të vini pecetën me qepë, që të nxehet mirë. Pastaj merreni atë dhe me një cekan të vogël ose një lugë të madhe druri shtypeni deri sa të dal lëng jashtë. Në këtë moment vendoseni pecetën me qepë në vesh dhe sipër vini një kapuç ose shall, që të mos rrëshqas dhe mbajeni 1-2 orë. Kjo shërben dhe në rastet kur fëmijët kanë dhimbje grykësh.

Të shërojmë kollën dhe ftohjen me ndihmën e qepës (Hyrje)

Qëroni qepën dhe vendoseni mbi një pecetë pambuku në mënyrë të tillë, që të krijohet një hapësirë po aq e madhe sa sipërfaqja e gjoksit të fëmijës së sëmurë. Këtë pecetë e ngrohim dhe e shtrydhim si më sipër dhe e vendosim mbi gjoksin e fëmijës duke e kapur fort me një shall ose mjete të tjera ndihmëse në shtëpi. Mbajeni 1-2 orë.

Mbrojta e bebave nga rrezet e nxehta të diellit (Hyrje)

Fëmijët por më shumë bebat duhen mbrojtur shumë nga rrezet e nxehta të diellit. Rrezet ultaviolet janë shumë të rëndësishme për rritjen e kockave, por gjithçka në masën e duhur. Bebeve u mjaftojnë 15-20 minuta shëtitje nën rrezet e diellit për tërë ditën. Më shumë minuta në diell të palyer me krem, përbën rrezik që bebeve tu digjet lëkura. Çdo djegie e lëkurës është një hap përpara për formimin e kancerit të lëkurës që në moshë të vogël. Nëse ju doni të shkoni në plazh apo të bëni piknik etj ju duhet të merrni disa masa mbrojtëse:

Lexo më shumë: Mbrojta e bebave nga rrezet e nxehta të diellit (Hyrje)

Tipet e bebave gjatë ngrënies dhe si duhet të silleni me ta (Hyrje)

  • Ai që shijon
    Tipat e tillë shikojnë me vëmendje drejtimin nga po vjen ushqimi dhe fillojnë e lëpijnë lugën. Për ta është të hash ushqim kaq entuziazmuese sa për një lugë duan gjysmë ore kohë. 
    Si të silleni me bebin? Jepini bebit tuaj kohën, që atij i duhet për të ngrënë. Nëse reagoni me nxitim, ju i hiqni bebit dëshirën për të ngrënë ushqimin e tij. Gëzoni me bebin tuaj dhe shijoni kohën që ai merr për të ngrënë. Kujdes me këto tipe bebash. Evitoni çdo plan për të bërë ndonjë gjë pas orarit të ngrënies, pasi këta beba duan kohë dhe ju sdo mund të jeni pas vaktit të ngrënies asnjëherë në vendin që kishit planifikuar.

    Lexo më shumë: Tipet e bebave gjatë ngrënies dhe si duhet të silleni me ta (Hyrje)